Menaxhimi i qëndrueshëm
Kjo fushë ka të bëjë me sigurimin e menaxhimit të qëndrueshëm të të burgosurve ekstremistë të dhunshëm (VEP), të margjinalizuarve/të burgosurve të cenueshëm në rrezik nga radikalizimi dhe aplikimit të mjeteve/instrumenteve specifike të VEP-së dhe metodologjive rehabilituese për përgatitjen e tyre për lirim. Ajo do të fokusohet në rritjen e zbatimit praktik të mjeteve/instrumenteve dhe programeve të VEP-së nga praktikues të shkathtë në të gjithë rajonin. Po ashtu, do të vazhdojë të lehtësojë ndarjen e përvojës në aplikimin e këtyre mjeteve dhe metodologjive rehabilituese, të përmirësojë kulturën për shkëmbimin e informacionit dhe mësimet e nxjerra, dhe të mundësojë optimizimin e mëtejshëm për të siguruar përdorimin e tyre në një mënyrë të qëndrueshme. Saktësisht, do të sjellë standardizim dhe optimizim të mëtejshëm të mjeteve/programeve specifike të VEP-së në rajon, aktivitete të përgjithshme dhe të specializuara trajnuese për personelin e sigurisë dhe jo-sigurisë për VE-të dhe radikalizimin, shqyrtimin efektiv të shenjave të radikalizimit, aplikimin e duhur të mjeteve/programit specifik të VEP-së dhe përmirësimin e shkathtësive specifike (p.sh. intervistimin motivues), të cilat janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të instrumenteve/programit në praktikë.